Programe rajonale

Dialogu rajonal në Evropën Juglindore

Pas më shumë se dy dekadave të angazhimit në Evropën Juglindore, FES pranon se sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky rajon mund të zgjidhen më së miri përmes një kuadri rajonal të përbashkët. Angazhimi ynë për avancimin e interesave tona thelbësorë në konsolidimin demokratik, drejtësinë sociale dhe ekonomike dhe paqen nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, që nga viti 2015 është forcuar duke krijuar një infrastrukturë për të koordinuar punën rajonale të FES nga Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina: Dialogu Rajonal në Evropën Juglindore (Dialogu SOE).

Dialogu SOE ofron analiza të sfidave të përbashkëta në rajon dhe zhvillon programe dhe aktivitete të përshtatshme rajonale në bashkëpunim me zyrat përkatëse të FES. Puna jonë realizohet në bashkëpunim të ngushtë me kolegët dhe partnerët në të gjithë rajonin. Aktivitetet zbatohen bashkërisht dhe mbikëqyren nga zyra e FES-it ose nga Dialogu SOE. Iniciativat tona rajonale zhvillohen në tri linja të gjera të punës:

Faqja jonë e internetit ofron informacione rreth projekteve individuale brenda secilës prej këtyre linjave të punës, ngjarjeve të kaluara dhe nismave të ardhshme.

Për më tepër

Marrëdhëniet e punës dhe dialogu social

Projekti Rajonal i FES për Marrëdhëniet e punës dhe dialogun social për Evropën Lindore dhe Juglindore është me seli në Bratislavë, me zyra në Beograd dhe Varshavë.

Që nga viti 2000 dhe më shumë pas krizës globale financiare dhe ekonomike të vitit 2008, kemi qenë dëshmitarë të një dobësimi themelor të dimensionit social të Evropës. Në shumicën e vendeve të rajonit mund të vëzhgojmë tendenca të ngjashme: një reduktim të mirëqenies, rënie të normës së mbulimit kolektiv, rritje të kushteve të pasigurta të dhe sulme ndaj të drejtave sindikale. Si rezultat, konvergjenca e standardeve sociale, pagave dhe eventualisht kushteve të jetesës midis vendeve më të pasura dhe më të varfra në Bashkimin Evropian dhe në fqinjësinë e tij stagnon madje përkeqësohet.

Në përgjigje të këtyre sfidave, projekti ynë përkrah zgjerimin e kapaciteteve sindikale dhe njohurive rreth dimensionit social evropian, nxitjen e rrjeteve midis sindikatave në rajon dhe Gjermani, zhvillimin e strategjive të organizimit të sindikatave në sektorë të ndryshëm dhe promovimin e pjesëmarrjes së anëtarëve të rinj në sindikate.

Për më tepër

Lajmet e fundit dhe Ngjarjet

07.11.2018 | Programe rajonale | News

Forumi i Shoqërisë Civile Shkup 2018

Pas rikthimit në Shkup pas dy viteve, në kryeqytetin e vendit u mbajtë edicioni i përkohshëm i Forumit për Shoqëri Civile më 7-9 tetor të vitit 2018....


më shumë informacion

06.09.2018 | Programe rajonale | News

Konferenca rajonale Vuçko 2018

Në periudhën prej 30 gusht deri më 2 shtator të vitit 2018, nën organizim të Fondacionit Friedrich Ebert është mbajtur për të tetën herë Konferenca...


më shumë informacion

28.06.2018 | Programe rajonale | News

Kampi Veror Rinor i Pestë për “Perspektiva Socialdemokrate – Të Rinjtë në Evropën Juglindore”

Më tepër se pesëdhjetë të rinj nga rajoni kanë marrë pjesë këtë vit në Kampin Veror Rinor në temën “Perspektivat Socialdemokrate – Të Rinjtë në...


më shumë informacion

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim