![]() |
Promovimi i talentit rinor ka qenë një nga parimet themelore të FES-it. Bursat e para iu dorëzuan të rinjve të talentuar nga mjedisi i klasës punëtore të cilët kanë marrë pjesë aktive në demokracinë rinore të Republikës së Weimarit.
Pra, për FES-in, në procesin e selektimit, rol të rëndësishëm nuk luan vetëm arritja akademike e aplikantëve, por gjithashtu edhe përfshirja e tyre shoqërore dhe politike dhe qëndrimet e tyre personale.
FES mbështet studentët nga universitetet shtetërore ose të akredituara nga shteti dhe nga kolegjet politeknike. Ai mbështet të gjitha lëndët akademike dhe programet pasuniversitare. Edhe studentët jo-gjerman kanë mundësinë të aplikojnë për programin e bursave. Megjithatë, ata duhet të jenë duke studiuar në Gjermani në kohën e aplikimit.
Për të mësuar më shumë rreth procesit të aplikimit dhe kë të kontaktoni, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të FES Bursave.
Adresa: 8-mi Septemvri
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut