![]() |
Fondacioni Friedrich Ebert, në punën e tij udhëhiqet nga vlerat themelore të demokracisë sociale: liria, drejtësia, barazia dhe dialogu ndërkombëtar. Fondacioni Friedrich Ebert njëkohësisht zbaton këtë detyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku ka zyrën e vet që nga viti 1996, kur filloi punën për të mbështetur procesin e transformimit të shtetit në fushat e pjesëmarrjes civile dhe aktivizmit, dialogut social, integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Aftësia për të lidhur aktorët dhe palët e interesuara është një avantazh i veçantë i Fondacionit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dialogu, publikimet dhe programet e forumit të hapur në Maqedoninë e Veriut kontribuojnë për cilësinë e analizave politike dhe diskutimit në fushën e politikës, dialogut social, arsimit dhe çështjeve gjinore.kNxBjCdnbwGJzRzhxBzm?projector=1&messagePartId=0.1
Adresa: 8-mi Septemvri
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut