FES-i në Maqedoni

Çfarë bëjmë ne?

Fondacioni Friedrich Ebert, në punën e tij udhëhiqet nga vlerat themelore të demokracisë sociale: liria, drejtësia, barazia dhe dialogu ndërkombëtar. Fondacioni Friedrich Ebert njëkohësisht zbaton këtë detyrë në Republikën e Maqedonisë ku ka zyrën e vet që nga viti 1996, kur filloi punën për të mbështetur procesin e transformimit të shtetit në fushat e pjesëmarrjes civile dhe aktivizmit, dialogut social, integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Aftësia për të lidhur aktorët dhe palët e interesuara është një avantazh i veçantë i Fondacionit në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Dialogu, publikimet dhe programet e forumit të hapur në Maqedoni kontribuojnë për cilësinë e analizave politike dhe diskutimit në fushën e politikës, dialogut social, arsimit dhe çështjeve gjinore.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Praktika

Praktika

Zyra e Shkupit e Fondacionit Friedrich Ebert rregullisht ofron punë praktike.
more 1234

Kthehu në fillim