27.06.2018

Transparencë, digjitalizim dhe efikasitet në shërbimet publike – leksione nga Hamburgu

Përfaqësues të lartë komunal dhe të pushtetit qendror nga Maqedonia janë takuar me homologët e tyre në Hamburg, Gjermani, për të diskutuar dhe shkëmbyer ide dhe eksperienca mbi projekte inovative në lidhje me e-mobilitetin, digjitalizimin, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e administratës publike.

Gjatë periudhës mes 14 dhe 16 qershor, Zyra e Fondacionit Friedrich-Ebert ka organizuar një vizitë të delegacionit nga Maqedonia në qytetin e Hamburgut (që është edhe një shtet federal i Gjermanisë) I përfaqësuar nga Dragan Tevdovski (Ministër i Financave), Edmond Ademi (Ministër i Diasporës), Boris Georgievski (Kryetar i Komunës Gazi Baba), Enver Maliqi (Zëvendës Kryetar i Qytetit të Shkupit), Nikolcho Ilijev (Kryetar i Komunës së Koçanit) dhe përfaqësues tjerë qeveritar, delegacioni shfrytëzoi mundësinë për të takuar me përfaqësues të Senatit, Qytetit dhe Parlamentit të Hamburgut, Knut Fleckenstein (Deputet i Parlamentit Evropian) si dhe anëtarë të diasporës maqedonase në Hamburg.

Takimi me përfaqësuesit zyrtar nga qyteti/shteti i Hamburgut ka siguruar një platformë për iniciativa të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen në fushat e e-mobilitetit dhe inovacionit, që mund të jetë me mbështetje instrumentale për Qytetin e Shkupit në përpjekjet për të bashkuar rrjetit evropian për Qytete të Mençura. Ishte shkëmbyer një eksperiencë e madhe mbi temat e reformimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike nga Falko Drossman, kryetari i sektorit të Hamburg-Mitte. Për një shtet si Maqedonia që është duke e zvogëluar ndotjen dhe duke u bërë më efikas në shpenzimet publike, këto iniciativa janë thelbësore për zhvillimin e ardhshëm – pika që ishin trajtuar edhe nga Senatori i Financave, Dr. Andreas Dressel.

Gjatë diskutimit me përfaqësues nga diaspora, ishte theksuar roli i tyre në bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik të vendit, posaçërisht në nivelin bilateral.  Mundësitë për angazhimin e anëtarëve të diasporës në projekte të përbashkëta me qeverinë do të sigurojë mundësi të vlefshme për politikat zhvillimore kombëtare dhe lokale.

Delegacioni ka pasur mundësinë të diskutojë për praktikat më të mira gjermane të trajnimit profesional si një faktor për zhvillimin ekonomik, me Patrick Mаrtens, kryesuesi i Delegacionit të Industrisë Gjermane dhe Ekonomike në Maqedoni (AHK).

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim