Evenimenti i cili ishtë nën organizim të përbashkët të Fondacionit Fridrih Ebert, Zyra në Shkup dhe Seksionit të të rinjëve pranë LSM, kishte për synim informimin e publikut më të gjërë, posaqërisht organizatat rinore dhe partnerët relevantë, mbi programin dhe aktivitetet e ardhshme të Seksionit, qëllimi i së cilës është që përmes një procesi gjithpërfshirës dhe targetim të të gjithë faktorëve relevantë, organizatave dhe institucioneve të krijoj inicijativa të cilat kanë për qëllim përforcimin e pozitës të të rinjëve në tregun e punës, si dhe përfaqësimin e të drejtave të tyre në marrëdhënie pune.
Në periudhë kur iniciohen dhe implementohen procese me rëndësi kyçe për të rinjtë si në nivel nacional, ashtu edhe në atë rajonal, roli i të rinjëve në organizimin e sindikatave është i pashmangshëm dhe i patjetërsueshëm për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve me të cilat ata ballafaqohen, si shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjtë, standardi i ulët dhe rritja e trendit për shpërngulje nga vendi.
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut