07.11.2019

Republika e Maqedonisë së Veriut: Perspektivat Evropiane, Vienë

Më 15 Tetor, Fondacioni rajonal Fridrih Ebert Shtiftung si dhe zyra e tyre në Shkup në bashkëpunim me Institutin Renner në Vienë organizuan panel diskutim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Stefani Spirovskan, Presidente e Forumit Rinor Arsimor në Shkup dhe Andreas Shieder, Anëtar i Parlamentit Evropian si dhe Kryetar i Komitetit të Përbashkët EU – Maqedonia e Veriut.

Pak para përcaktimit vendimtar në Këshillin Evropian ku ishte e planifikuar të vendoset mbi hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky eveniment në Vienë theksoi progresin mbresëlënës që Qeveria social demokrate e Maqedonisë së Veriut e ka arritur deri tani.

Dr. Maria Maltschnig, Drejtore e Institutit Renner si dhe Eva Ellereit, Drejtoresha e FES Shkup e hapën evenimentin duke theksuar momentin e rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut si dhe të rajonit për t’iu afruar Bashkimit Evropian. Është angazhimi dhe vendosmëria social demokrate ndaj vlerave Evropiane, që kanë sjellë këtë agjendë të rëndësishme përparimtare dhe reformatore në Shkup. Organizatat dhe zërat progresiv përbrenda BE jo vetëm që e mirëpresin këtë ndryshim, por fuqimishit e mbështesin të njëjtën. Gjatë evenimentit u diskutua edhe për krizën në të kaluarën mbi sfidat dhe vitet e rrezikshme dhe ndryshimin e jashtëzakonshëm që qeveria e re arriti ta bëj në shtet duke filluar nga mesi i vitit 2017. Panelistët theksuan nevojën për sinjale pozitive nga ana e Bashkimit Evropian për të mbajtur optimizmin dhe vullnetin për reforma në rajon.

Kryeministri Zaev potencoi arritjet si Marrëveshja e Miqësisë me Bullgarinë si dhe ndryshimi i emrit përmes Marrëveshjes së Prespës, duke zgjidhur një çështje me Greqinë e cila zgjati me dekada. Por qeveria e Zaevit gjithashtu ka filluar edhe reformat e brendshme duke përfshirë reformat në politikat sociale dhe të punës, si dhe pranimin e ardhshëm në NATO. Ai theksoi madhësinë e dëshirës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e cila ishte edhe kusht për t’i kaluar reformat e vështira dhe të dhimbshme. Shpresa për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është drejtpërdrejtë e lidhur me suksesin e agjendës së realizuar deri tani. Më shumë se 70 përqind e popullatës në Maqedoninë e Veriut mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por në qoftë se nuk ka përparim në këtë drejtim dhe Këshilli Evropian nuk arrin t’i njoh reformat përparimtare, populizmi dhe nacionalizmi mund të ngrihet përsëri në Ballkanin Perëndimor dhe do të ngec përparimi i arritur deri tani. APE  Andreas Schieder, theksoi se të gjitha grupet në Parlamentin Evropian si dhe Komisioni Evropian mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe që tani Maqedonia e Veriut është zotuar në implementimin e reformave, Bashkimi Evropian duhet të bëj një hap përpara. Stefani Spirovska, përfaqësuese e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, deklaroi përkrahjen e tyre të madhe për Bashkimin Evropian dhe paralajmëroi se nëse bisedimet për anëtarësim nuk fillojnë, optimizmi do të zbehet dhe më tepër persona të rinj do të tentojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian duke e lëshuar vendin e tyre.

Si konkludim i këtij panel diskutimi ishte se për të mbajtë optimizmin në rajon dhe mbështetjen për Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet demokratike, bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë. Ekziston nevoja për reforma gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ajo mund të zhvillohet paralelisht me procesin e negociatave për anëtarësim. Pavarësisht vendimit të Këshillit, puna që qëndron përpara Maqedonisë së Veriut tashmë është e gdhendru. Por bisedimet për anëtarësim në BE do të jenë një katalizator i nevojshëm për t’i përshpejtuar reformat dhe për të siguruar implementimin e tyre.

Këtu mund ta gjeni videon e këtij evenimenti.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim