Fokusi i kësaj Analize ishte të hulumtohet ndikimi i pandemisë nga Covid-19 dhe masat qeveritare të marra gjatë asaj periudhe mbi punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve.
Analiza u prezantua brenda "Tekstilijadës" të këtij viti e cila u organizua nga shoqata e qytetarëve "Gllasen tekstilec" në Shtip, në periudhën prej 15 - 17 Tetor. Si pjesë e prezantimit të Analizës, u zhvillua edhe debat në lidhje me gjetjet e Analizës, me panelistët prof. Dr. Nikola Popovski, Kristina Ampeva dhe Donçe Stamenkov.
Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është një nga vlerat për të cilat Fondacioni Friedrich Ebert Shkup angazhohet në punën e tij dhe do të vazhdojë në të ardhmen të punojë në fushën e promovimit dhe ngritjes së vetëdijes në shoqëri për gëzimin e tyre të plotë nga ana e punëtorëve.
Analizën mundeni ta gjeni në këtë lidhje.
Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut