06.09.2018

Konferenca rajonale Vuçko 2018

Në periudhën prej 30 gusht deri më 2 shtator të vitit 2018, nën organizim të Fondacionit Friedrich Ebert është mbajtur për të tetën herë Konferenca rajonale VUÇKO në Jahorinë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Fokus në programin e këtij viti ishin “Ndryshimet klimatike në rajon”, si dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm. Përmes inkurajimit për të diskutuar mbi ndryshimet klimatike ndërmjet pjesëmarrësve (prej Maqedonisë, Sërbisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri), qëllimi i konferencës ishte pikërisht këta si të rinj dhe anëtarë progresivë në shoqëri, por edhe si kategori më e prekur nga ndryshimet klimatike të ofrojnë zgjidhje për zhvillim të qëndrueshëm të mëtutjeshëm.

Në hapjen e konferencës,  u drejtua Jani Makraduli, Zëvendës ministër për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast e prezantoi gjendjen se ku gjendet Maqedonia, si dhe planet e mëtutjeshme ku shteti do të veproj për të arritur zhvillim të qëndrueshëm.

Maja Mitevska nga Eko Logjika, morri pjesë në panel diskutimin për “Transformim energjetik” ose “Tranzicion i drejtë”, duke i theksuar sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në procesin e tranzicionit energjetik, si dhe mundësitë që do ta lehtësonin këtë proces. Maja theksoi se Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian ballafaqohet me sfidë enorme në drejtim të harmonizimit të ligjeve nacionale me direktivat evropiane.  

Në kuadër të konferencës është realizuar vizitë në një hidrocentral privat ku u hap diskutimi mbi ligjet ekzistuese, sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen investitorët, si dhe regullimi ligjor. Vizita e organizatës joqeveritare Eko – Forum Zenica, e cila vepron në uljen e ndotjes industriale, hapi pyetjen edhe për Zenicën si një ndër qytetet më të ndotura, shkaku i industrive metalike ekzistuese. Në bisedim me përfaqësuesit, shkëmbyen përvojat dhe praktikat e mira të kësaj organizate e cila punon në ngritjen e vetëdijes te qytetarët për pasojat nga ndotja, por njëkohësisht zhvillon betejë me industritë metalike lokale dhe shtetin për eleminimin e këtij problemi. Vijoi edhe shikimi i centraleve diellore lokale ku u shkëmbyen përvoja për mundësinë e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen investitorët.

Gjatë përpilimit të propozimeve nga ana e pjesëmarrësve në konferencë mbi atë se si ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm të vendosen në agjendat politike, Sashko Jovanov nga Humanost e prezantoi pjesën e ngritjes të vetëdijes në shoqëri përmes përpilimit të programeve mësimore për edukim të fëmijëve nga mosha e hershme (shkolla ekologjike) nga ana e organizatave qytetare, të cilat kanë synim  mbrojtjen e ambientit jetësor, betejë me ndryshimet klimatike por edhe vetëdijen mbi nevojën e implementimit të Qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm.

Në mesin e pjesëmarrësve nga Maqedonia, kishte përfaqësues nga organizata joqeveritare të cilat fokus primar i kanë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm: Eko Logjika, Humanost, si dhe përfaqësues të Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (RSDM).

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim