16.10.2020

Karposh i pavarur dhe i vetëqëndrueshëm elektroenergjetik, 14.10.2020

Pas disa muajve punë me përkushtim, Fondacioni “Fridrih Ebert” e promovoj studimin për “Karposhin e pavarur dhe të vetëqëndrueshëm elektroenergjetik”.

Elektroinxhinierët e rinj Tina Manoleva dhe Angela Najdoska, bashkarisht dhe nën mentorimin e prof. D-r. Dragan Minovski dhe Ljupço Dimov, udhëheqës i sektorit për efikasitet energjetik në Komunën e Karposhit, sot prezantuan rekomandimet kyçe për 75.82% komunë të pavarur elektroenergjetike. Kjo do të thotë se ¾ nga shpenzimi momental i energjisë elektrike në nivel të komunës mund të mbulohet nga energjia diellore (solare), përmes shfrytëzimit të potencialit diellor natyror, si dhe kapacitetet infrastrukturore ekzistuese, gjegjësisht sipërfaqet e kulmeve. Të dhënat janë llogaritur në bazë të shpenzimeve momentale të energjisë elektrike në nivel të komunës në tërësi, si dhe prodhimi vjetor i planifikuar i energjisë elektrike nga sistemet fotovoltaike të instaluara në sipërfaqet e kulmit të ndërtesave, përkatësisht, duke ndjekur modelin e kooperativëve të energjisë.

Pastaj, përmes shembullit të shkollës “Vëllazërimi”, studimi shfaq edhe efektivitetin financiar të kooperativëve të energjisë si model për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në objektet ekzistuese publike. Ashtu që, në qoftë se një kooperant (bashkëpunues) investon 3.000 euro, pas 15 viteve do të ketë fitim prej rreth 1.995,84 euro (pasur parasysh normën e inflacionit nga 3.5%). Krahasuar me depozitat e kursimeve, mund të vimë në përfundim se norma e interesit për të investuar 3000 euro për 15 vjet është 5.5%. Derisa, investimi i bërë do të kthehet për 7,1 vjet. Nga aspekti i kursimeve të CO2, për 15 vjet do të kursehen 16.121,19 ton dioksid karbon. Në këtë mënyrë, kooperativët e energjisë do të kontribuojnë jo vetëm për komunë të pavarur dhe të vetëqëndrueshme elektroenergjetike, por edhe për një komunë zhvillimi i së cilës bazohet në përparimin teknologjik, në përputhshmëri me potencialin dhe resurset natyrore. Rekomandimet parashikojnë, pas skadimit të 15 viteve nga formimi i kooperativës, termocentralet fotovoltaike të kalojnë në pronë të objektit publik. Me këtë, objekti publik e shet energjinë elektrike të prodhuar në treg të lirë me ç’rast gjitha fitimet i mban për vete.

Gjatë promovimit, u drejtua edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, i cili e përshëndeti iniciativën dhe i prezantoj angazhimet e deritanishme të komunës mbi implementimin e politikave progresive të energjisë në nivel lokal.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjet e rinovueshme të energjisë, ekziston një që shpesh lihet në harresë, a është kyç në procesin e tranzicionit energjetik. Ajo është vullneti politik. Përpilimi i këtij studimi për “Karposh të pavarur dhe të vetëqëndrueshëm elektroenergjetik” në bashkëpunim me Komunën e Karposhit është shembull për vullnet politik nga kryetari i komunës Stefan Bogoev, si dhe angazhimi i tij në realizimin e mëtutjeshëm të rekomandimeve, gjegjësisht krijimin e kooperativës energjetike të duhur edhe tek ne.

Nga këtu vjen edhe motivi i Fondacionit “Fridrih Ebert”, që t’i promovoj dhe mbështetë kooperativët e energjisë si forma alternative për kryerjen e aktivitetit ekonomik, në këtë rast prodhimin e energjisë elektrike. Me mbështetje të kooperativëve të energjisë, shteti si partner kyç në tranzicionin e energjisë sociale, do të siguroj proces të papengueshëm të demokratizimit në nivel të sektorit dhe do ta riformoj lidhjen mes energjisë elektrike dhe qytetarëve: jo vetëm si burim i dritës dhe shpenzimeve mujore, por edhe si burim i të ardhurave.

Ideja për Karposh të pavarur dhe të vetëqëndrueshëm elektroenergjetik u përshëndet edhe nga rajoni, gjegjësisht nga Melani Furlan nga Kooperativa e Gjelbërt Energjetike nga Zagrebi, Kroaci, si dhe nga Sllobodan Jerotiç nga Kooperativa Energjetike Shabac, Sërbi. Sonja Risteska nga Аgora Energiewende gjithashtu e përshëndeti këtë iniciativë, e cila është me rëndësi të veçantë për ardhmërinë evropiane të sektorit energjetik në shtet.

Një numër i madh i shembujve pozitiv në BE dhe më gjërë tregojnë për përfitimet nga qasja e decentralizuar në zbatimin e tranzicionit të energjisë, shoqëruar me promovimin e menaxhimit participues dhe përfshirjen e bashkësisë. Sidoqoftë suksesi varet nga krijimi i një kornize ligjore e cila do ta mundësoj dhe lehtësoj formimin e kooperativëve energjetik dhe të shoqërohet nga instrumentet e duhura siç janë tarifat nxitëse, subvencionet, regullativa dhe procedura më të thjeshta.

Përveç kooperativëve të cilat do të krijohen përmes instalimit të termocentraleve fotovoltaike në sipërfaqet e kulmeve të objekteve në komunë (shkolla fillore dhe çerdhe), ky studim e shtjellon edhe mundësinë për kooperativët e energjisë për banesa. Kooperativa e energjisë për banesa paraqet bashkimin e banorëve të një banese, me qëllim që të investojnë në sistem riformues për prodhim të energjisë elektrike, me shpesh sisteme fotovoltaike. Në këtë mënyrë ulen emetimet e gazrave serrë, në këtë mënyrë mbrohet ambienti jetësor, a njëkohësisht paraqet dhe mënyrë për përfitim financiar të banorëve – kooperantëve.

Përveç përfaqësuesve nga Komuna e Karposhit, në eveniment morrën pjesë edhe përfaqësues të sektorit civil, institucioneve shtetërore, Komisionit Rregullativ të Energjisë, profesor universitar dhe ekspertë nga fusha.

Studimin mund ta merrni në këtë link.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim