07.11.2018

Forumi i Shoqërisë Civile Shkup 2018

Pas rikthimit në Shkup pas dy viteve, në kryeqytetin e vendit u mbajtë edicioni i përkohshëm i Forumit për Shoqëri Civile më 7-9 tetor të vitit 2018. Gjatë evenimentit morrën pjesë mbi 60 përfaqësues të organizatave civile ku u takuan përfaqësuesit e mëparshëm dhe të tashëm me prapavijë të ndryshme të cilët lëvizin nga rrjetet e aktivistëve në organizata akademike dhe joqeveritare.

Forumi ishte i përbërë  nga debate voluminoze, mbledhje, punëtori për bashkëpunim dhe panele interaktive, i cili zgjati tre ditë. Për përshtypje nga pikëpamja e parë, shifeni këtë video të shkurtë.

Përveç CSF evenimentet e organizuara për margjinat e takimeve të Samitit për Ballkanin Perëndimorë, forumet e përkohshme të shoqërisë civile i dhanë platformë dhe zë organizatave qytetare lokale dhe përfaqësuesve të tyre në procesin ndërqeveritarë të Samiteve në Ballkanin Perëndimorë.

Fondacioni Fridrih Ebert (FES), sëbashku me bashkë-organizatorët, Fondin Evropian për Ballkanin, Erste Stiftung, Eurothink dhe Forumin Rinor Arsimor, kryesisht u fokusuan dhe е formuluan për herë të katërt Forumin për Shoqëri Civile në Procesin e Berlinit, njëkohësisht duke analizuar përparësitë dhe mangësite e saj, si dhe duke menduar për ardhmërinë e procesit.

Duke marr pjesë në diskutimet grupore, përfaqësuesit e shoqërisë civile e ngritën çështjen mbi kyçjen më të madhe të aktorëve lokal dhe vendosjen proaktive të agjencive nga ana e organizatave civile gjatë kohës së përgatitjes të Samitit për Ballkanin Perëndimor; të vendosur në agora të hapur, ata biseduan mbi pritjet e ndryshme në raport me procesin dhe rolet e ndryshme potenciale të organizatave civile nga konsulltime konstruktive deri në aktivizëm kritik.

Pas bisedës me Marta Shpalla, një nga figurat e angazhuara për përgatitjen e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimorë në Poznan (Poloni), u diskutua mbi temat aktuale të qeverisë polake, gjegjësisht bashkëpunimit rajonal në nivel lokal, reformave ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës. Në ndërkohë, pjesëmarrësit e konfirmuan pritjen e tyre mbi atë se çështjet kryesore për sundimin e të drejtës, lirinë e mediave dhe mosndëshkimit do të merren parasysh nga ana e moderuesve polak dhe mbi të njejtat do të diskutohen në Samitin në Poznan.

Përveç kësaj, këtë vit CSF tuboi mysafirë të rëndësisë së lartë nga Maqedonia dhe rajoni, cilët diskutuan mbi dinamikën e tanishme rajonale, siç është referendumi në Maqedoni ose bisedimet rreth “ndërrimit të tokave” mes Kosovës dhe Sërbisë, në një ambient të barabartë dhe gjithpërfshirës. Angazhimi i Kryeministrit të Maqoedonisë, Zoran Zaev dhe Ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga i gjithë rajoni dhe anasjelltas, ishte një ndër pikat kryesore të këtij edicioni të Forumit për Shoqëri Civile në Samitin e Ballkanit Perëndimorë.

Forumi arriti të krijoj platformë të hapur për të mendu mbi kyçjen dhe rolin e përfaqësuesve të shoqërisë civile në Procesin e Berlinit në të kaluarën dhe të ardhmën.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim