10.09.2018

Forum: Perspektivat rinore për zhvillim lokal

Me 17 gusht, 2018 tek Përmendorja e Lirisë në Koçan për herë të parë u organizua Forum për të rinj ku njëkohësisht u hap edhe Festivali muzikor i lirisë, i cili për herë të parë u organizua këtë vit.

  • Photo by FES

Photo by FES

Photo by FES

Forumi ishte i organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, zyra Shkup në bashkëpunim me Komunën e Koçanit, me qëllim që të zhvillohet diskutim dinamik në kuadër të së cilës të rinjtë në Koçan dhe rrethinë flasin se si të arrihet zhvillim efektiv lokal përmes krijimit të mundësive për të rinjtë dhe avancimin e gjendjes së tyre socio-ekonomike. Njëkohësisht, ata kishin mundësinë që t’i ndajnë dhe diskutojnë idetë dhe qëndrimet e tyre sëbashku me kryetarin e Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev si dhe me ekspertë të politikave rinore në nivel nacional dhe rajonal.

Të rinjtë në Koçan theksuan se për krijimin e mundësive me të cilat do të garantohet ardhmëria e sigurt në vendin ku jetojnë, para se gjithash duhet të garantohet qasja e Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian. Vetëm në këtë mënyrë inicijativat rinore dhe përpjekjet aktuale të institucioneve lokale për realizimit e të njejtave do të kontribuojnë në avancimin e jetës të të rinjve në nivel lokal. Kryetari i komunës, Nikollço Ilijev theksoi se zbatimi i vlerave evropiane do të ndikoj fuqishëm ndaj avancimit të mundësive të cilat i jetësojnë të rinjtë në mjedisin lokal. Sipas tij, të rinjtë janë të zëshëm kur është në pyetje qasja e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të krijoj mundësi për të rinjtë në Koçan jo vetëm në aspektin e arsimit dhe punësimit, por edhe në jetën kulturore dhe sociale, në zhvillimin e proceseve demokratike në nivel lokal. Rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, por është i sigurt.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: Borka Talevski 42/6,
1000 Shkup,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim