06.11.2020

Ceremonia e Çmimit për të Drejtat e Njeriut (online ngjarje)

Së bashku! Forcimi i të Drejtave të Njeriut dhe Multilateralizmit.

16 Nëntor 2020. Nga ora 16:00 - 17:30: Bisedë me Zoran Zaev. Lavdërim nga Heiko Maas


Watch the video of the award ceremony here in MK, EN or DE

 

2020 nuk është një vit i mirë për të drejtat e njeriut. Ndërsa shumë regjime autoritare - nën hijen e pandemisë së Koronës - ishin në gjendje të kufizonin të drejtat e njeriut përtej një përgjigje të përshtatshme ndaj virusit, bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të dënojë ato shkelje. Fatkeqësisht, shumë shpesh secili vend duket se është i preokupuar me veten.

Prandaj, është edhe më e rëndësishme të njihen ato arritje që i kundërvihen kësaj tendence. Një fener i tillë pozitiv i shpresës është Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Arritjet e Zaevit qëndrojnë jo vetëm në realizimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë në vitin 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, që i dha fund një mosmarrëveshje 27-vjeçare për emrin, por mbi të gjitha në vetë Maqedoninë e Veriut. Veçmë si udhëheqës i opozitës, Zaevi doli si një figurë e rëndësishme që u ngrit për të drejtat qytetare dhe njerëzore të të gjithë maqedonasve dhe avokoi paqësisht për zgjedhje të reja në kontekstin e lëvizjes "revolucioni laraman".

Pas shumë zhgënjimeve, agjenda e vendosur e reformave e Zaevit çoi në vendimin e vendeve anëtare të BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në Mars dhe hapi rrugën për Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në NATO si anëtari i 30 i saj.

Në dhënien e Çmimit për të Drejtat e Njeriut të këtij viti, Friedrich-Ebert-Stiftung po nderon arritjet e jashtëzakonshme të Zoran Zaevit. Ne jemi të nderuar që Heiko Maas, Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i cili është veçanërisht i angazhuar për të nxitur pranimin në BE të Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës Gjermane të BE-së, do të mbajë fjalimin lavdërues.

Pas ceremonisë së dhënies së çmimit, do të dëshironim të hapim debatin duke pyetur: "Si i mbrojmë të drejtat e njeriut dhe multilateralizmin në një kohë kur këto vlera po vihen nën një presion në rritje?"

Prandaj ne ju ftojmë në një ngjarje shumë të veçantë online, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në këtë uebfaqe me 16 nëntor duke filluar në ora 16.

Informacione të mëtejshme mbi ngjarjen dhe Zoran Zaevin do të jenë në dispozicion këtu në këtë faqe në ditët në vijim. Transmetimi do të jetë në gjuhën gjermane, angleze dhe maqedonase.

 

Zoran Zaev (fitues i çmimit)

Zoran Zaev është Kryeministër i Maqedonisë së Veriut që nga viti 2017. Ai vjen nga qyteti i Strumicës, ku jeton edhe sot me familjen e tij. Zoran Zaev u rrit në rrethana modeste dhe, pasi studioi ekonomi, u bashkua në biznesin në rritje të xhaxhait të tij. Si biznesmen, Zaev tashmë ishte i angazhuar në aktivitete socio-politike dhe iu bashkua Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në vitin 1996.

Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ai ishte anëtar i parlamentit, në vitin 2005 ai u bë kryetar i Komunës së Strumicës. Zoran Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013, ku ai u vendos si zëri i lartë dhe kritik i opozitës në një kohë të prapambetjes autokratike. Ai zbuloi një skandal përgjimesh dhe kërkoi solidaritet me shoqërinë civile në Revolucionin Laraman të vitit 2016.

Në maj të vitit 2017, Zoran Zaev më në fund u bë Kryeministër. Ai së fundmi mori mandatin e tij të dytë pasi u rizgjodh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik të vitit 2020.

 

Heiko Maas (lavdërues)

Heiko Maas është Ministër Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë që nga viti 2018. Lindur në Saarlouis në kufirin me Francën, Maas fillimisht studioi për drejtësi në Saarbrücken, më pas ai u bashkua me parlamentin shtetëror të Saarlandit në vitin 1994.

Ai ishte kryetar i fraksionit të SPD-së në parlamentin e shtetit të Saarlandit për 13 vjet. Që nga viti 2001, Maas është gjithashtu anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë SPD në nivelin kombëtar. Para se të bëhej Ministër i Jashtëm, Heiko Maas ishte Ministër Federal i Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nga viti 2013 deri në vitin 2018. 

Programi

15:50-16:00 Paraqitje muzikore: Hajdi Elzeser në piano

16:00-16:20 Fillimi zyrtar i ngjarjes
moderatore: Jana Pareigis
fjalim përshëndetës: Kurt Beck, Kryetar i Friedrich-Ebert- Stiftung
klip filmi nga Shkupi

16:20-16:50 Fjalim lavdërues: Heiko Maas, Ministër i Jashtëm Federal i Gjermanisë
ceremonia e çmimit
fjalë të fituesit të çmimit: Zoran Zaev
Hajdi Elzeser në piano

16:50-17:25 Zoran Zaev & Goran Buldioski (drejtor i Iniciativës Shoqëria e Hapur për Evropë) në dialog: Si i mbrojmë të drejtat e njeriut dhe multilateralizmin në një kohë kur këto vlera po vihen nën një presion në rritje?

17:25-17:30 Përshëndetje & mbarimi i ngjarjes

17:30-17:30 Мbyllje muzikore: Hajdi Elzeser në piano

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

Adresa: 8-mi Septemvri 2/2-5
(TCC Grand Plaza),
Shkup 1000,
Maqedonia e Veriut

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim