Praktika

Zyra e Shkupit e Fondacionit Friedrich Ebert rregullisht ofron punë praktike. Ato parashikohen si mundësi për studentët maqedonas dhe gjerman në fushat e shkencave politike, drejtësisë, ekonomisë, sociologjisë, por edhe të tjerët të interesuar në fushën e vlerave socialdemokrate janë të mirëpritur të aplikojnë.

Kusht i rëndësishëm për praktikën është njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës maqedonase dhe angleze. Njohja e gjuhës gjermane ose shqipe është një avantazh, por jo e detyrueshme.

Korniza kohore

Zakonisht praktika duhet të zgjasë 8 - 12 javë. Në disa raste, nëse është e nevojshme, mund të diskutohet një kornizë tjetër kohore.

Detyra

Detyrat e punës nuk janë të përcaktuara në mënyrë strikte dhe caktohen në përputhje me ngarkesën aktuale të punës në zyrë. Detyrat në përgjithësi kanë të bëjnë me fushat e mëposhtme:

  • përgatitje dhe organizim i konferencave dhe programeve të vizitorëve,
  • pjesëmarrje në seminare dhe punëtori
  • hulumtim dhe hartim i teksteve dhe raporteve,
  • ndihmë në punën e përditshme të zyrës

Aplikantëve u kërkohet të japin informacionin e mëposhtëm në anglisht ose gjermanisht me e-mail në contact(at)fes-skopje.org

  • Biografi
  • Aplikim me letër motivimi që tregon fushat dhe aktiviteteve me interes të veçantë
  • Periudhën kohore dhe datat e preferuara për praktikën

Në kohën ndërmjet korrikut dhe gushtit nuk ofrojmë praktikë.


Praktikë në Gjermani

Nëse jeni të interesuar për një praktikë në një nga zyrat e Fondacionit Friedrich Ebert në Gjermani, ju lutemi shikoni Departamentet dhe kontaktoni atë që ju intereson drejtpërsëdrejti.

Vizito faqet e internetit të FES:

Departamentet kombëtare
Departamentet ndërkombëtare

Ju lutemi të keni parasysh se për çdo praktikë në një nga zyrat në Gjermani kërkohet njohuri e gjermanishtes.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim