25.11.17

LeavingNoWomanBehind

Heroinat e përditshmërisë: Shfaqja e modës ishte si asnjë më parë në Maqedoni - modelet e modës ishin gra - heroina nga jeta jonë e përditshme që dërguan mesazhe për publikun.

  • Foto: FES Shkup

Foto: FES Shkup

Foto: FES Shkup

Foto: FES Shkup

Foto: FES Shkup

Mersiha Smailoviq - avokate / aktiviste e njohur me shaminë e saj, Luljeta Ademi përkthyese dhe së bashku me "shtagën" e saj, Biljana - "Shtipjanka" dhe në muajin e tetë të shtatzënisë, Mihaela Ivanova, këshilltarja më e re në Këshillin Komunal të Shkupit, gjyshe Veska - një ish-dado që ende është në kontakt me fëmijët që i ruajtur gjatë punës së saj, Nita - bijë e një punonjëse arsimor dhe aktive në fushën e edukimit të të rinjve, Violeta Petkovska - edukatore në një çerdhe dhe nënë e katër fëmijëve, Gaga - ekonomiste, Doroti Paçkova nënë e vetme dhe artiste, Biljana Trembelieva - stomatologe me një dëshirë që dy djemtë e saj të bëhen feministë, Ana Zafirova - gazetare dhe vullnetare në Olimpiadën Speciale Maqedoni, Ivana Vuçkova - bija e një punëtori tekstili nga Koçani, Biljana Nastovska - nënë e vetme dhe feministe, Maja Ilioska – figura e markës ALSHAR dhe e dashuruar në çokollatë, Snezhana Sani Bogdanovska – gazetare e modës dhe konsulente e imazhit, dhe Sara Milenkovska – politikologe dhe feministe përshkuan pistën dhe përcollën mesazhet e tyre përmes "masave" të tyre.

"Masat" e tyre nuk ishin masat e tyre fizike, por masat për të reduktuar pabarazinë gjinore dhe për të zvogëluar dhunën në familje që u prezantuan përmes video njoftimeve në ekranin e madh në Kino Kultura. Nëpërmjet folësve si Lençe Ristoska (PSP), Margarita Ivanova (ZONTA), Ana Vasileva (Bori se zhenski), Uranija Pirovska (Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë) dhe Louisa Vinton (Përfaqësuese e Lartë e OKB- UNDP) kanë ndarë mesazhe për unitet, për luftën për barazi gjinore dhe çrrënjosjen e dhunës në familje në Maqedoni.

Zyra e Friedrich Ebert Shkup përsëriti se ky përdorim subversiv i ngjarjeve që zakonisht shoqërohen me objektivizimin e gruas si subjekt, do të vazhdojë edhe në të ardhmen derisa të themelohet një shoqëri e vërtetë me barazi gjinore në Republikën e Maqedonisë.

Secila nga gratë-heroine markës ALSHAR nga Silvija Mihajlovska.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim