03.11.17 - 05.11.17

Festivali i filmit hulumtues në Shkup

Festivalet janë gjithmonë thirrje për festë dhe me edicionin e parë të Festivalit të Filmit Hulumtues të Shkupit synojmë të festojmë idetë, guximin dhe kërkesën e pafundme për të vërtetën.

Foto: FES Shkup

Friedrich-Ebert Shkup në bashkëpunim me PINA - Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza, mbajti Festivalin e parë të filmit investigativ në Maqedoni.

Ndërkohë që një festival i dedikuar vetëm filmave investigativ është një koncept mjaft i ri dhe IFFS është sigurisht i pari i këtij lloji në rajon, duke kanalizuar një raport investigativ në ekran është një metodë e mirënjohur dhe e pranuar e rrëfimit gazetaresk. Filmat dokumentarë dhe storiet investigative janë shpesh të ndërthurura, dhe për më tepër, suksesi i filmave artistikë si Spotlight dhe Citizenfour tregojnë se publiku është i etur të njohë procesin që çon në zbulimin e fakteve të pakëndshme.

Roli i një gazetari kurrë nuk është i izoluar nga rrethanat, çdo hetim, ekzaminim dhe investigim është i rrënjosur në shoqëri dhe çdo pyetje e ngritur çon përpara botën tonë, qoftë nëse ajo prek miliona njerëz ose i jep zë një individi të vetëm të heshtur. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se shfaqjet, punëtoritë dhe diskutimet në IFFS i tërheqin si gazetarët profesionist ashtu edhe ata që aspirojnë të bëhen gazetarë, por edhe publikun e interesuar për storiet që janë në kërkim të së vërtetës.

Si pikë qendrore e edicionit të parë të IFFS ne zgjodhëm heronjtë midis nesh - sinjalizuesit, personat e guximshëm që nxisin ndryshimet dhe hedhin dritë mbi sëmundjet e fshehura në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Friedrich-Ebert-Stiftung 
Skopje

St. Borka Talevski 42/6
100 Skopje
Macedonia

+389 2 3093-181 / -182
contact(at)fes-skopje.org


Kthehu në fillim